Dy persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit në Shkup, nën dyshimin për vjedhjen e një sefi me para nga një kompani për transferta të shpejta të parave.
Sipas njoftimit të policisë, më 22 maj 2026 rreth orës 04:30, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria P.P. (29) dhe R.Gj. (20), të dy nga Shkupi.
Njoftimi:
Më 22.05.2026 rreth orës 04:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personat P.P.(29) dhe R.Gj.(20), të dy nga Shkupi.
Ata dyshohen se paraprakisht, duke përdorur forcë fizike dhe mjete të përshtatshme, kanë vjedhur një sef me para nga ambientet e një personi juridik për transferta të shpejta të parave në rrugën “Kozara”, në zonën e Qendrës në Shkup.
Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës.