Njoftim nga Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi

Shpallje

Njoftim nga Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi” Sh. A, Prishtinë, ka obligim shërbimin - largimin e mbeturinave për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit në Prishtinë si dhe në njësitë rajonale Podujevë, Fushë Kosovë , Lipjan , Drenas dhe Kastriot.

Për të përmbushur këtë obligim me sukses dhe cilësi, kërkohet angazhim maksimal dhe bashkëpunim.

Në mënyrë që t’ju ofrohet ky shërbim me cilësi, kërkojmë nga Ju që të përmbushni obligimin tuaj – pagesën e faturave.

KRM “Pastrimi” Sh.A, duke filluar nga data 15 Gusht 2022, do të filloj me procedimin e konsumatorëve borxhlinj (për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite), në Procedurë Përmbarimore tek Përmbaruesi Privat.

Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesit Privat, krijon taksën shtesë.

Për t’ju shmangur kësaj procedure, kërkohet nga Ju që sa më parë ta përmbushni obligimin tuaj ndaj KRM “Pastrimi” Sh. A, ndryshe, jemi të detyruar ta dërgojmë lëndën në Procedurë Përmbarimore.

Faleminderit për bashkëpunimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat