Një nga rusët ish-gjeneral ushtrie; zbardhen detaje, pistat ku po hetohet për vdekjen e 4 turistëve

Shqipëria

Një nga rusët ish-gjeneral ushtrie; zbardhen detaje, pistat ku po hetohet për vdekjen e 4 turistëve

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 08:31
Rusët e vdekur

Vdekja e 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret vijon të mbetet ende mister.

Në një komunikim për “Open” gazetari Julian Kasapi ka rrëfyer me çfarë merreshin prindërit dhe vajza me të fejuarin që humbën jetën në rrethana ende të paqarta, duke e cilësuar “tymnajë” faktin se Sergej ka qenë ish-gjeneral ushtrie.

Nga ana tjetër, ai thekson se dyshimet e prokurorisë dhe policisë janë rrjedhja e gazit ose helmimi.

Burri, Sergej ka qenë ish-gjeneral ushtrie, bashkëshortja mësuese, dhëndri punonte në administratë ndërsa vajza punonte në një kompani private. Ajo që e bën si tymnajë është fakti që Sergej ka qenë në rangjet e larta të ushtrisë ruse. Sa i përket dyshimeve që ka prokuroria e policia, bëhet fjalë për ndonjë rrjedhje të mundshme të gazit ku kishin qëndruar për më shumë se 1 orë dhe një dyshim tjetër është edhe helmimi që mund të kenë pësuar të gjithë si familje”, tha Kasapi.

Ndërkaq, gazetarja Anila Hoxha, në të njëjtin emision thotë se i ka bërë përshtypje është fakti që Shqipëria nuk i është përgjigjur nëse këta shtetas kanë hyrë herë të tjera në vend apo nëse kanë frekuentuar më herët vendet e Ballkanit

 “Në këtë hotel mungojnë kamerat e sigurisë. E vetmja është ajo në ambientin e përbashkët, që ndodhet mes dhomoës dhe korridorit. Rrëfimi i turistëve të tjerë është se ata nuk e njihnin të kaluarën e bashkëudhëtarëve të tyre”, deklaron Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat