Plas sherri me thika mes vëllezërve në Çorovodë, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Plas sherri me thika mes vëllezërve në Çorovodë, zbardhen detajet e para

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çorovodë. Dy vëllezër janë zënë me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasin Elidon Mançe, 46 vjeç.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat