Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, ja kush e shoqëroi ish-kryeministrin

Shqipëria

Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, ja kush e shoqëroi ish-kryeministrin

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:00
Sali Berisha

Ka nisur mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku po mbahet në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Në sallë ka mbërritur mes brohoritjeve dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. E pranishme në Kuvendin Kombëtar është edhe vajza e tyre, Argita Malltezi.

Punimet Kuvendi Kombëtar i ka nisur me fjalën hapëse të zëdhënëses së PD-së, Floriana Garo dhe me himnin kombëtar.

Në fokus të mbledhjes do të jetë votëbesimi i kryetarit të partisë, Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute se si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Por ndërkohë, edhe pse kohët e fundit kanë bërë mbledhje të përbashkëta dhe kanë qenë të bashkuar në aksionin në Kuvend, deputetët e grupit të Gazment Bardhit nuk janë të pranishëm në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar. Edhe pse lideri demokrat Sali Berisha ka bërë një hap pas dhe ka njohur Bardhin si kreun e grupit parlamentar të PD-së, ata ende nuk e kanë njohur Berishën si kryetar partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat