U arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes, lihet në burg ish-drejtori i burgut

Shqipëria

U arrestua për dhunë ndaj bashkëshortes, lihet në burg ish-drejtori i burgut

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Durim Toskën, ish-drejtor i burgut të Fushë-Krujës i arrestuar 2 ditë më parë me akuzën e dhunës në familjes.

Durim Toska u shkarkua nga detyra nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cenimin e kritereve etike e ligjore.

Ai u vu në pranga nga policia e Pogradecit të shtunën me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Toska drejtonte IEVP Fushë-Krujë prej disa muaj, ndërsa më herët ka qenë edhe kreu i burgut Drenovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat