Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Meta: Ikonë e skenës shqiptare

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Meta: Ikonë e skenës shqiptare

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:56
Mirush Kabashi.

Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Mirush Kabashi.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan Kabashi është ikonë e skenës shqiptare.

Teksa ka shprehur ngushëllime për familjen ai thotë se interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt.

“Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt!

Ngushëllimet më të ndjera për familjen!”-shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat