SPAK, Basha kundër Berishës/ Kreu i PD: Sulmet ndaj drejtësisë, të papranueshme. Çollaku: Zjarri në Kuvend nuk justifikohet

Shqipëria

SPAK, Basha kundër Berishës/ Kreu i PD: Sulmet ndaj drejtësisë, të papranueshme. Çollaku: Zjarri në Kuvend nuk justifikohet

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:17
Sali Berisha

Lulzim Basha po flet për SPAK nga SHBA-JA dhe sulmet e vazhdueshme të Sali Berishës ndaj SPAK, që e ka marrë nën hetim për korrupsion.  Kreu i PD është duke zhvilluar disa takime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së pari ëhstë takuar me kongresmenin Frenç Hill, më të cilin ka ndarë qëndrimet e tij sa i përket temës më të nxehtë në politikën shqiptare, atë të çuarjes para drejtësisë të zyrtarëve të lartë. “Mbështetja për drejtësinë dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, janë prioritete të PD-së”, duke u fokusar më pas tek spak, në një takim të dytë me drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të “Institutit Demokratik Amerikan”, Robert Benjamin.

“Të papranueshme sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe veçanerisht SPAK-ut që vijnë nga subjekte të tij apo tendencen për të politizuar SPAK-un, përmes tentativës për të përvetësuar punën e tij nga aktorë politikë”

 Ndërkohë në studion e ABC News nënkryetari i Partisë Demokratike Kreshnik Collaku tha se kaosi dhe dhuna e shkaktuar ne kuvend nga foltorja nuk i vjen në ndihmë opozitës.  Në një intervistë ne abc neës Collaku tha se i mbështet kolegët e tij në kërkesat për komisionet hetimore por nuk kane zgjedhur  rrugen e duhur,

Sa i takon Kuvendit të thirrur nga Berisha më 2 dhjetor, ku per here temn pare u shfaq publikisht me fjalimin e saj dhe vajza e ish kryeministrit, Collaku tha se Argita do të ishte më racionale se i ati ne krye te pd, por tashme edhe ajo eshte nen sanksione nga shba.

Për sa i përket nismës së aleatëve për Federatë opozitare, Collaku tha se sfidat kryesore janë,  bashkimi i votës së demokratëve dhe ruajtja e marrëdhënieve me SHBA-të, dhe për aq kohë sa Berisha është aty i shpallur non grata, kjo nuk mund të arrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat