Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

Shqipëria

Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:14
Sali Berisha

Nuk dekujarohet aspak nga paralajmërimi i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili i kërkoi organeve të drejtësisë të zbatojnë Kodin Penal, që parashikon 5 vite burg për flakëvënien në kuvend të deputetëve demokratë.

“Asgjë nuk e dekurajon opozitën. Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri, është ikona e zezë e trafiqeve. Kurse mosbindja civile në parlament është mënyra se si opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit nga puçisti Edi Rama.”

Krahas betejës në Kuvend ripërsërit se strukturat janë në këmbë për nisjen e mosbindjes civile në sheshe me qytetarët, ndonëse nuk di të thotë nëse ato do të startojnë brenda këtij muaji.

“Ka një revoltë të madhe dhe strukturat janë të gatshme kur t’u jepet sinjali për të filluar. Nuk mund të them se do lihet pas festës apo para festave, por një gjë është e sigurt, ju do e mësoni në kohën më të parë kur shpallet.”

Por duket se demokratët nuk do të mjaftohen vetëm me mosbindjen civile. Pas mbledhjes së grupit Sali Berisha dhe Gazment Bardhi paralajmëruan edhe nisjen e protestave mbarëpopullore.

Në mbledhjen e grupit deputetët demokratë ranë dakord që në rast mosreflektimi nga ana e mazhorancës, nuk do të ndalen në aksionin e tyre edhe në seancën plenare të së enjtes ku pritet miratimi i projektbuxhetit për vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat