Porositë në Asamble, a do të aktivizojë PS sistemin e patronazhistëve? Rama: Është aktiv edhe kur ju flini…

Shqipëria

Porositë në Asamble, a do të aktivizojë PS sistemin e patronazhistëve? Rama: Është aktiv edhe kur ju flini…

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 19:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar socialistëve në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, në fokus të të cilës ishin anëtarësimet e reja, që “të punojmë sikur zgjedhjet e përgjithshme do të ishin në 15 Mars”.

Në një prononcim për mediet pas takimit online, i pyetur nëse do të aktivizonte sistemin e patronazhistëve, Rama u përgjigj se ai është aktiv në çdo kohë.

“Sistemi i patronazhimit është aktiv edhe kur ju flini, jo më kur flet opozita, që jemi patronazhistë dhe ne të tjerët”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat