Samitet dhe vizita e Zelenskyt në Tiranë/ Shtuni: Konfirmon pozitën e Shqipërisë si lidere e Ballkanit

Shqipëria

Samitet dhe vizita e Zelenskyt në Tiranë/ Shtuni: Konfirmon pozitën e Shqipërisë si lidere e Ballkanit

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 23:06
Edi Rama

Duke nisur nga dita e nesërme Tirana do të blindohet me masa të shumta sigurie për shkak të samiteve dhe vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në kryeqytet.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, i ftuar në “360 Gardë”, në ABC News tha se samitet dhe vizita e Zelenskyt në Tiranë konfirmon pozitën e Shqipërisë si mbështetëse ndaj Ukrainës dhe si lidere e Ballkanit.

“Konfirmon pozitën e Shqipërisë si mbështetës e guximshme ndaj Ukrainës. Konfirmon edhe rolin që Shqipëria ka marrë në Ballkan si lidere e rajonit që investon për prosperitete përmes një qasjeje bashkëpunuese. Ka një qasje bashkëpunuese.

Shqipëria ka një histori interesante, është larguar nga pakti i Varshavës në vitin 1968, pra guximi nuk i ka munguar Shqipërisë.  Ka qenë një qasje parimore e vlefshme.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat