Maliqi: Nesër kallëzim në SPAK për Hajdarin e Kuçovës për abuzime me tenderat dhe fshehje parash

Shqipëria

Maliqi: Nesër kallëzim në SPAK për Hajdarin e Kuçovës për abuzime me tenderat dhe fshehje parash

Më: 2 maj 2024 Në ora: 19:53
Lefter Maliqi

Lefter Maliqi nga Partia e Lirisë shkruan se nesër në orën 10:00 do të depozitojë memo drejtuar Dumanit dhe kallëzime për “grupin e strukturuar kriminal” në Bashkinë Kuçovë, drejtuar nga Hajdari.

Ai shton se kallëzimi do të bëhet për abuzime të rënda me paratë, pasuritë publike, dyshime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash jashtë.

Maliqi: SPAK, Nesër, ora 10:00, depozitojmë memo drejtuar Dumanit dhe kallëzime për “grupin e strukturuar kriminal” në Bashkinë Kuçovë, drejtuar nga K. Hajdari për abuzime të rënda me paratë, pasuritë publike, dyshime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash jashtë shtetit.

Ftoj “SPAK” dhe “BKH”, të hetojnë me paanshmëri dhe jo me ndikim nga ‘Hajdarët’ e politikës dhe Drejtësisë te lidhur me Donët e Bablokut të Surrelit. Për me tepër shihemi nesër, ora 10:00, para SPAK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat