Rasti Irena Gjoka, ish-ministri zbulon hapat që SPAK-u dhe drejtësia duhet të ndjekin për të

Shqipëria

Rasti Irena Gjoka, ish-ministri zbulon hapat që SPAK-u dhe drejtësia duhet të ndjekin për të

Më: 7 maj 2024 Në ora: 22:58
Ylli Manjani

Për avokatin si dhe ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, gjyqtarja Irena Gjoka tani është subjekt i SPAK.

Në një intervistë televizive Manjani u shpreh se, Irena Gjoka duhet të hetohet nga SPAK dhe njëkohësisht të pezullohet nga puna.

“Zgjidhja legal e Irena Gjokës tani është bast juridik i imazhit të Reformës në drejtësi, që është e dëmtuar. Tashmë nuk ekziston shumë bast për raportin kush arrestohet dhe jo, por sqarimi i rrethanave të Irena Gjokës është detyrë e SPAK. Është detyrë ekskluzive e SPAK, kanë detyrën ligjore që ta zhbirilojnë të gjejnë nëse ka të vërteta apo jo.

Nëse ka të vërteta, zonjës i hidhen hekurat, nuk pati të vërteta të vazhdojnë punën, por ndërkohë i futet edhe një vendim pezullimi. Kolegët e saj të provokuar nga prokuroria, do të duhet ta pezullojnë nga detyra nëse zonja vetë nuk sheh arsye morale për ta çliruar veten nga kjo gjë.

Për ti vënë kapak kësaj gjëje, zgjidhja legale kjo është. Kjo histori me KLGJ e të tilla, janë histori që kanë marrë një konotacion më absurd. E kuptoj hallin që kanë ata, se nëse vendosin stekën e rreptë ndaj Irena Gjokës, duhet ta vendosin për të gjithë të tjerët. Shtetformimi është standard’, deklaroi Ylli Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat