​Rama: Darzeza e Fierit po bëhet gati për sezonin e verës

Shqipëria

​Rama: Darzeza e Fierit po bëhet gati për sezonin e verës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar pamje nga Darzeza e Fierit. Rama e konsideron këtë plazh si një perlë të Adriatikut.

Në pamjet e publikuara punonjësit e komunales shihen duke pastruar plazhin nga mbeturinat.

Që sipas Ramës ky plazh po bëhet gati për sezonin veror.

Mirëmëngjesi dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat