Komisioni hetimor i koncesioneve në Shëndetësi mblidhet në 15:00, anëtarët e maxhorancës njoftojnë vizitë në QSUT

Shqipëria

Komisioni hetimor i koncesioneve në Shëndetësi mblidhet në 15:00, anëtarët e maxhorancës njoftojnë vizitë në QSUT

Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Në orën 13:00, anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat koncensionare në Shëndetësi do të zhvillojnë një vizitë në QSUT në orën 13:00 për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi.

Sipas njoftimit, ata do të kenë edhe një deklaratë për mediat.

Nga ana tjetër, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi ka njoftuar mbledhje në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

KOMISIONI HETIMOR PËR SHËRBIMET PUBLIKE TË STERILIZIMIT DHE TË CHECK-UP NË SHËNDETËSI

– Vendndodhja:Kryesia e Kuvendit

– Ora:15:00

Kryetarja e komisionit hetimor njofton mbledhjen e komisionit me këtë rend dite:

1.Miratimi i kërkesave për informacion.

2.Dhënia kohë ekspertëve për hartimin e një plani të vetëm hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat