Investigimi i BIRN, reagon Berisha dhe shpërthen në akuza: Mazniku dhe Fuga i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele

Shqipëria

Investigimi i BIRN, reagon Berisha dhe shpërthen në akuza: Mazniku dhe Fuga i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele

Më: 13 maj 2024 Në ora: 21:03
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për atë që e quan “skandalin e ri”, ku nga investigimi i BIRN del se gruaja e Arbjan Maznikut dhe e Endri Fugës janë pronare të restorantit në qendër të Tiranës. Sipas investigimit, firma e lidhur me “The Home” fitoi tender publik me vlerë 800 mijë euro.

Sali Berisha nga ballkoni i banesës së tij ku prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar vuan arrestin e shtëpisë, thotë se dy zyrtarët i kanë bërë gratë e tyre bashkëpronare në restorante dhe hotele dhe  furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera.

“Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele. Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera”, shprehet Berisha.

Sali Berisha thotë se këta janë hajdutë të shpërfytyruar që meritojnë gjithë urrejtjen e shqiptarëve.

“Miq, çdo shqiptar që nuk ka zë sot, çdo shqiptar që nuk është në Shqipëri, çdo shqiptar që nuk ka guximin e duhur, pret nga ne, nga heroizmi, nga trimëria, nga guximi ynë, fitoren tonë, fitoren e Shqipërisë.

Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive.

Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet.

Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC. Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë.

Këta meritojnë të varen në shtyllën e turpit. Këta janë fytyra e Edi Ramës. Këta meritojnë të gjithë urrejtjen e shqiptarëve. Të gjithë zemërimin e tyre”, tha Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat