“Marrëdhëniet me Greqinë kanë një ngërç”, Rama flet për vizitën në Athinë dhe takimin me emigrantët

Shqipëria

“Marrëdhëniet me Greqinë kanë një ngërç”, Rama flet për vizitën në Athinë dhe takimin me emigrantët

Më: 13 maj 2024 Në ora: 22:43
Kryeministri Edij Rama

Kryeministri Edij Rama u shpreh se marrëdhënia personale me kryeministrin e Greqisë janë shumë të mira, ndërkohë që në marrëdhënien institucionale ka një ngërç.

“Raportet e mia me kryeministrin Mitsotakis janë shumë të mira. Në aspektin personal marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Për sa i përket roleve institucionale, dihet që ka një ngërç dhe dihet cili është ngërçi. Mënyra sesi politika greke e ka lexuar çështje Beleri, mënyra sesi e ka inflamuar në sytë e opinionit publik grek për konsum të brendshëm e bën të vetëdijshme atë që reflektohet në marrëdhënien mes dy qeverive. Por ajo që dua të them është që ne ndërkohë kemi pasur një nënshtresë në këto marrëdhënie, ku gjërat kanë funksionuar dhe kanë ecur normalisht”, tha Rama për emisionin “Opinion”.

Sa i përket takimit me emigrantët gjatë së dielës në Athinë, kreu i qeverisë pranoi se pati një reagim jo të mirë nga politika greke për këtë takim, por që sipas tij, nuk kishte asnjë arsye. Ai theksoi se nuk pati takime me zyrtarë të qeverisë greke, pasi nuk e kishte kërkuar diçka të tillë.

“Nuk kishim kërkuar asnjë takim me autoritetet greke se erdhëm për këtë takim. Dhe nëse do të kërkonim takim, në mënyrën se si politike greke u pozicionua, do të ndihej në pozitë. Të jemi si të thuash të ndershëm në raport me protokollet, për një vizitën e një kryetari qeverie, merren masa të posaçme. Të jemi realist u krijua një atmosferë. Nga mënyrat ecjejakesh, krijoi dhe një situatë që ky takim u bë qendra e vëmendjesh dhe natyrisht mund të ketë krijuar te autoritete ndjesinë për të marrë masa”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat