“Rama provokoi në fjalimin në Athinë”, analisti: Mediat greke po ziejnë, e ndihmoi Mitsotakis-in për…

Shqipëria

“Rama provokoi në fjalimin në Athinë”, analisti: Mediat greke po ziejnë, e ndihmoi Mitsotakis-in për…

Më: 13 maj 2024 Në ora: 23:35
Arian Curri

Analisti Arian Curri, tha se Rama në fjalimin e tij para emigrantëve shqiptarë në Athinë, provokoi me historinë që tregoi për Laskarina Bouboulina, që siç tha ai, është heroina legjendare e pavarësisë greke.

“Rama provokoi dhe grekët reaguan, provokimi nuk është për keq. Grekët edhe revolucionin e kanë shqiptarë me shqiptarë, ata të besimit mysliman me atë ortodoks, edhe kur shaheshin shaheshin në shqip”, tha Curri.

I pyetur se a ka gjasa që Rama të ndikojë në forcat e ekstremit të djathtë dhe të jetë faktor, Curri u përgjigj se kryeministri e ndihmoi Mitokakis-in.

“Fakti që provokoi dhe ka të drejtë të provokojë, e ndihmon Mitsotakis që e djathta greke të ripërmblidhet rreth e rrotull tij, për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Rama ndihmoi veten, por edhe Mitsotakis, për arrestin e Belerit, Mitsotakis fitoi me ndihmën e tij. Grekët u bënë bashkë kundër shqiptarëve. Rama po ndihmon edhe Belerin të zgjidhet si eurodeputet, edhe Mitsotakis të thellojë fitoren në zgjedhje”, thotë  Curri.

“Kjo temë po zien në mediat greke”, theksoi analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat