Ministrja Anila Denaj në Romë takim me kreun e FAO-s: Mbështetje për bujqësinë dixhitale

Shqipëria

Ministrja Anila Denaj në Romë takim me kreun e FAO-s: Mbështetje për bujqësinë dixhitale

Më: 14 maj 2024 Në ora: 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua dje në Romë me drejtorin e përgjithshëm të FAO, Qu Dongyu.

Ministrja Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi projektet e mbështetura nga FAO në Shqipëri, duke përfshirë iniciativat për bujqësinë dixhitale, fuqizimin e grave në zonat rurale dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerave. Denaj solli në vëmendje edhe një nga projektet e fundit të FAO-s që po zbatohet në verilindje të vendit, në Tropojë.

"Nëpërmjet projektit të implementuar nga FAO, në Tropojë, synojmë të rrisim prodhimtarinë e gështenjave nëpërmjet luftës biologjike kundër dëmtuesve”, tha Denaj.

Sipas saj, bashkëpunimi rajonal dhe mbështetja qendrore e organizatës është thelbësore për të arritur qëllimet e përbashkëta për zhvillimin rural dhe sigurimin e ushqimit për të gjithë.

“Nën konceptin “One health, one world” punojmë për të siguruar shëndetin e bimëve dhe të kafshëve për të garantuar shëndetin e njerëzve duke ofruar ushqim të sigurt për të gjithë”, u shpreh ministrja Denaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat