Eksperti Rexhepi: Nuk do merrte nënën në makinë nëse do planifikonte vrasjen e policit

Shqipëria

Eksperti Rexhepi: Nuk do merrte nënën në makinë nëse do planifikonte vrasjen e policit

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:31
Artan Rexhepi

Polici Novruz Cenalia mbeti i vrarë gjatë një konflikti të çastit me Asllan Azgan Mërnica. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz ne FIER.

Mësohet se viktima ishte efektiv i Shqiponjave dhe me origjinë nga Tropoja. Në momentin e ngjarjes, efektivi Cenalia nuk ishte në detyrë por mbante veshur uniformën e “Shqiponjave” dhe po shkonte në komisariat të merrte shërbimin.

Autori në momentin që e ka qëlluar policin ka qenë në makinë së bashku me nënën e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Artan Rexhepi, ekspert i kriminalistikës tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se pista e atentatit të planifikuar bie, pasi autori ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij ndaj gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër.

“Autori kishte nënën në makinë, përjashtohet krimi i planifikuar, nuk do shkonte në atentat me nënën me vete se edhe mund të vritej. Për çfarë e duhej nënë në një atentat; i jep makinës shpejt që të më largojë nga vendngjarja, di të qëllojë me armë? Është kryer në gjaknxehtësi, s’i ka vlerë jeta e vet, mirë atij që ja merr, por as jeta e vet s’i ka vlerë”, tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat