Vrasja e policit në Fier, dëshmia e nënës së autorit: U zunë për kalimin në rrugë, dolën nga makina dhe...

Shqipëria

Vrasja e policit në Fier, dëshmia e nënës së autorit: U zunë për kalimin në rrugë, dolën nga makina dhe...

Më: 14 maj 2024 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Në makinë me Azgan Mërnica gjatë konfliktit me policin 28-vjeçar ishte edhe nëna e autorit. Ajo ka dhënë deklarime në polici dhe para grupit hetimor ka rrëfyer sherrin që djali i saj kishte me Novruz Cenalinë. Nëna e autorit, Ajete Mërnica, i tha policisë se dy të rinjtë u konfliktuan për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit.

Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë.

Në këto momente gruaja deklaroi se u tha te rinjve "mos, mos" disa herë por djali i saj me pas  e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.

Grupi hetimor ka përjashtuar dy prej pistave që u ngritën në fillim që vrasja mund të jetë si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në vitin 2005 në Has por edhe pistën tjetër që mund të jetë hakmarrje për arrestimin e vëllait të autorit nga babai u viktimës lidhur me vrasjen e Florian Selimit në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat