RENEA rrethon banesën e vrasësit të policit në Fier, ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari

Shqipëria

RENEA rrethon banesën e vrasësit të policit në Fier, ku dyshohet se fshihet 23-vjeçari

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë efektivi i policisë Novruz Cenaliaj në fshatin Baltëz të Fierit, ende autori Azgan Mërnica nuk është arrestuar.

Kërkimet e policisë janë përqëndruar në të gjithë qarkun e Fierit, ku përveç kontrolleve në terren, janë përdorur edhe dronë për të vrojtuar nga ajri.

Forcat RENEA kanë rrethuar banesën e autorit, ku nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania shihet duke kryer kontrolle intensive disa metra larg saj. Në banesë vërehet se një dritë qëndron e ndezur, dritarja e hapur, por që nuk ka të dhëna nëse ndonjë familjar ndodhet ende në banesë.

Autori 23-vjeçar ka qënë në makinë me mamanë në mometin kur ka ndodhur ngjarja dhe fill pas ekzekutimit të 28-vjeçarit, është larguar në drejtim të banesës së dajës, e cila ndodhet afërsisht 4 km nga vendi i ngjarjes dhe pasi ka lënë të ëmën tek i vëllai i saj, është laguar në këmbë në drejtim të fshatit Dërmenas, fshat në të cilin këtë të martë ishin përqëndruar edhe kërkimet e policisë. Po ashtu ka indicie që autori i dyshuar mund të fshihet në ndonjë bunker në afërsi të Apolonisë.

Në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit të Fierit janë ngritur postblloqe, por ende policia nuk ka rënë në gjurmët e Mernicës. Po ashtu hetuesit kanë tentuar ta lokalizojnë autorin përmes valëve të telefonit, por ende nuk ka asnjë të dhënë për Azgan Mërnicën. Uniformat blu kanë shoqëruar 12 persona që kanë lidhje me autorin për t’i pyetur se ku mund të fshihet 23-vjeçari.

Po ashtu ai dyshohet se është ende i armatosur dhe mund të jetë një rrezik edhe për banorë të tjerë të zonave ku mund të jetë fshehur. Sa i përket viktimës, Nevruz Cenalia, ditën e mërkurë në Kinoteatrin e qytetit të Fierit do të zhvillohen homazhet në ndër të efektivit që humbi jetën një ditë më parë pas një konflikti të çastit për parakalimin e automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat