Gazetarja Hoxha zbardh detaje të bujshme: Ja si e ndoqën këmba-këmbës prokurorin për ta eliminuar

Shqipëria

Gazetarja Hoxha zbardh detaje të bujshme: Ja si e ndoqën këmba-këmbës prokurorin për ta eliminuar

Më: 29 maj 2024 Në ora: 09:13
Arjan Ndoja

Prokurori Arjan Ndoja i shpëtoi atentatit në autostradën Tiranë-Durrës në vitin 2019, ku i vrarë mbeti shoferi i tij, por kjo nuk ka qenë e vetmja tentativë e grupeve kriminale për ta eliminuar atë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, të gjithë të dyshuarit, përpara se të realizonin atentatin në autostradën Tiranë-Durrës, ku ngeli i vrarë Andi Maloku, kanë tentuar edhe në katër raste të tjera për të vrarë prokurorin Arjan Ndoja. Një prej këtyre ka ndodhur para atentatit të 2019, ku nga komunikimet me persona të tjerë, që janë ende në kërkim, rezulton se e anë gjurmuan Ndojën në zonën e Shëngjinit, madje kanë ndarë role të caktuara se si duhet ta vrisnin dhe kush duhet ta qëllonte.

Sipas SPAK, edhe pas atentatit të 2019, janë thurur sërish plane për të vrarë prokurorin e Durrësit dhe babain e Andi Malokut, Genc Maloku, së bashku me të të vrisnin edhe babain e Rumit të Shijakut, Vullnet Muçën alias Muharremin.

Atentati mbeti i dështuar edhe në adresë të ‘Rumit të Shijakut’, Aleksandër Lahos. Ndërkohë, bëhet me dije se të dyshuarit kishin planifikuar të vrisnin edhe noterin Miri Prifti.

Burime për gazetaren thonë se personat në kërkim, Plaurent Dervishaj, Julian Meça dhe Amar Shkëmbi, dyshohet se gjenden në Dubai. Ndërsa i dyshuari i katërt, Bledar Polovina, është në SHBA. Ndërsa i arrestuar është edhe Ramazan Raja dhe Arjol Halili,  gjykata ka dhënë masa për atentatin e dështuar ndaj Ndojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat