Organizata kriminale në Itali, policia në kërkim të vëllezërve shqiptarë që drejtonin trafikun e drogës dhe dy të tjerëve

Shqipëria

Organizata kriminale në Itali, policia në kërkim të vëllezërve shqiptarë që drejtonin trafikun e drogës dhe dy të tjerëve

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Katër shqiptarë nga Tirana, Vlora dhe Dibra janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe italiane, pasi dyshohet se janë përgjegjës për trafikim të lëndëve narkotike. 

Mëngjesin e kësaj të marte, autoritetet italiane dhe ato shqiptare në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë nisur një operacion në rajonin e Torinos. Falë shkëmbimit të informacionit kontrolle banesash u kryen edhe në Shqipëri, por pa rezultat. Operacioni u zhvillua në kuadër të një hetimi kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, të koordinuar nga drejtoria e qarkut Antimafia të Torinos dhe në bashkëpunim me shërbimin policor për bashkëpunimin ndërkombëtar, ekspertët ndërlidhës në Tiranë dhe Interpolin. Aksioni i koduar “Car Wash”, e ka origjinën tek hetimet ndaj disa drejtuesish lavazhesh, të cilat menaxhonin në të njëjtën kohë në mënyrë të paligjshme disa plantacione marijuana.

Hetuesit arritën të binin në gjurmët e një shoqate me bazë logjistike në Volvera, ku në vitin 2022 u arrestua një 62-vjeçar me 200 kilogramë drogë të fshehura në shtëpinë e tij. Grupi vepronte midis Ekuadorit, Belgjikës, Francës, Spanjës dhe Italisë dhe dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi dhe marijuanë. Verifikimet tregojnë se organizata drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët, duke shfrytëzuar burime të konsiderueshme financiare, rekrutonin ‘punëtorët e drogës’ në Itali dhe Shqipëri, me qëllimin mbrojtjen, transportin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Trafikantët, mes të tjerash po tentonin të vinin në përdorim edhe një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, me qëllimin ndoshta për finalizimin e transportit të lëndëve narkotike. Mjeti në fjalë në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion, por grupi e kishte testuar disa herë për ta vënë në funksion të trafikut të droges.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat