Eksperti Topi: Kujdes nga ushqimet e kontaminuara, duhet rritur vigjilenca e kontrolleve

Shqipëria

Eksperti Topi: Kujdes nga ushqimet e kontaminuara, duhet rritur vigjilenca e kontrolleve

Më: 17 maj 2024 Në ora: 17:14
Dritan Topi

Në rubrikën “Çështja e Ditës” në News 24 të moderatorit Klevin Muka, ishte i pranishëm eksperti ushqimor Dritan Topi. Ndër të tjera ai foli edhe për rrezikun që vjen si pasojë e konsumit të ushqimeve.

Në këtë kuadër, ai solli një shembull mbi një sëmundje, e cila është e lokalizuar në shtetet e Danubit (Serbi, Kroaci, Rumani që në vitet 1970), e cila është është insificencë renale, dhe origjina e kësaj sëmundjeje u lidh me konsumin e misrit të kontaminuar.

“Në rastin e Shqipërisë, për shkak të ndryshimeve klimatike, kemi rritje të kontaminimit të kulturave bujqësore bazë, që përbëjnë rrezik të shtuar edhe për blegtorinë. Është me rëndësi në këtë këtë moment që të ngrihet survejanca, vigjilenca për kontrollin”, tha Topi.

Ai shtoi se ka shumë hallka, është një zinxhir hapash që produkti final, të jetë në nivele të lejuara.

Eksperti tha se ekzistojnë një mori publikimesh që një mori substancash konsiderohen si kancerogjene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat