Fshihej në Dubai, arrestohet 40-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim

Shqipëria

Fshihej në Dubai, arrestohet 40-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Finalizohen 2 operacione për kapjen e shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit shqiptar, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit:

-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.

-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat