A u dekonspirua operacioni me 50 urdhër arreste? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Shqipëria

A u dekonspirua operacioni me 50 urdhër arreste? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:45
Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga deputetja e PD, Dhurata Çupi nëse institucioni që ai drejton ka presion nga mazhoranca. Si përgjigje, Dumani tha se “janë të shurdhër ndaj çdo retorike politike”, ndërsa theksoi se orientohemi vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.

Ndërsa i pyetur nga Ferdinand Xhaferi në lidhje me zërat për dekonspirimin e operacionit me 50 urdher arreste, Dumani u shpreh: “Ne dijeninë time nuk kam asnjë indicie që operacioni të jetë dekonspiruar”

Dhurata Çupi: A keni presion politike nga mazhoranca për te ndikuar ne hetime?

Altin Dumani: Për t’jua bërë të qartë që ne kemi marrëdhënie institucionalë dhe procedurale me të gjithë funksionarë3t dhe ish funksionarët e shtetit. Kjo është marrëdhënia që ka ndërtuar SPAK me funksionarë apo ish funksionare. Institucionale sepse jemi të detyruar  të bashkëpunojmë me institucionet dhe proceduriale në rastet kur duhet të thirren para prokurorisë së posaçme. Ne jemi të shurdhër ndaj cdo retorike politike. Orientohemi vetëm përballë ligjit dhe shoqërisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat