Merr detyrën Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë

Shqipëria

Merr detyrën Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:52
Michel Tarran

Ambasadori Michel Tarran, një diplomat francez me shumë përvojë, edhe në Shqipëri, tashmë merr detyrën si Kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë. 

Ai shpreh padurimin dhe kënaqësinë të punojë me ekipin e tij, krah partnerëve shqiptarë.

Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur.

Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha ambasadori Tarran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat