'Babale' në Apel, shtyhet sërish gjyqi për deputetin Salianji, ja cili pritet të jetë fati i tij

Shqipëria

'Babale' në Apel, shtyhet sërish gjyqi për deputetin Salianji, ja cili pritet të jetë fati i tij

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:54
Salianji

Shtyhet seanca në Apel për deputetin Salianji në lidhje me çështjen Babale, ku raportohet se seanca është shtyrë për 12 qershor në orën 10:30.

Salianji paraqiti një kërkesë për shtyrje të gjyqit për shkak të një udhëtimi pune në Indonezi. Herën e kaluar, seanca u shty pasi avokati i gazetarit Jetmir Olldashi pretendoi se kishte probleme shëndetësore.

Kujtojmë që Salianji u dënua nga Shkalla e Parë me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”, teksa Apeli do të vendosë pas më shumë se 3 vitesh. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

Nëse do lihet në fuqi vendimi, atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti. Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat