Denoncoi vëllain për dhunë, arrestohet 62-vjeçari

Shqipëria

Denoncoi vëllain për dhunë, arrestohet 62-vjeçari

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Himarës, pas u denoncua nga i vëllai për dhunë fizike.

Shtetasi iniciale A. B., bëri denoncimin për vëllain e tij me iniciale Th. B.

Ndër të tjera po në këtë qytet janë dërguar materialet për procedim penal, pasi shtetasi Ll. Th., 58 vjeç, ka kallëzuar shtetasin A. S., 58 vjeç se i ka pushtuar tokën e tij, në fshatin Qeparo.

Gjithashtu, ky komisariat referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 62 vjeç, pasi në lagjen “1 Maji”, Himarë, ka ndërtuar një strukturë metalike, në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. R., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në rrugën “Onhezmi”, ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçare.

Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat