Shkollat cenojnë nxënësit/ Komisioneri për të Dhënat Personale i tërheq vëmendjen 20 prej tyre vetëm në kryeqytet

Shqipëria

Shkollat cenojnë nxënësit/ Komisioneri për të Dhënat Personale i tërheq vëmendjen 20 prej tyre vetëm në kryeqytet

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave Personale u tërheq vëmendjen  drejtuesve të shkollave pasi rezulton se nuk ruajnë sipas ligjit të dhënat personale të nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

Gjatë një hetimi  të bërë në 20 shkolla të mesme në kryeqytet rezulton se të dhënat e nxënësve të cilat janë përveç emër mbiemër, datëlindje, adresë banimi emër i prindërve numër kontakti dhe vendi i i punës mund të aksesohen edhe pasi nxënësi të jetë larguar nga shkolla.

Nga ana tjetër kamerat e sigurisë  të cilat survejojnë ambiente te shkollave shpesh  mund të aksesohen edhe nga  persona të paautorizuar.

Foto të fëmijëve apo video të tyre në aktivitete të shkollës publikohen shpesh nëpër rrjete sociale edhe pa lejen e prindërve.

Zyra e Komisionerit në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë synojnë të përmirësojnë situatën  mbi respektimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat