“Arrestimi i liderit të opozitës, pa prova dhe me konotacion politik”, Gjekmarkaj zbardh detaje nga takimi me deputetin britanik

Shqipëria

“Arrestimi i liderit të opozitës, pa prova dhe me konotacion politik”, Gjekmarkaj zbardh detaje nga takimi me deputetin britanik

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim në parlamentin anglez me deputetin e dhomës së Komunave, Martin Vicker. Ka qenë vetë Gjekmarkaj që ka bërë të ditur detaje nga takimi në fjalë. Ai theksoi se fokusi i takimit arresti shtëpiak i Berishës, që sipas tij po bëhej pa prova dhe pa hetim në kundërshtim me Kushtetutën e vendit duke i dhënë kesaj ngjarje konotacion të theksuar politik.

MESAZHI I GJEKMARKAJT

Sot në Londër në Parlamentin anglez pata, kënaqësinë të takoj z Martin Vicker, deputet i dhomes së komunave,një personalitet i njohur i politikes britanike, kryetar i grupit të miqësisë me Shqipërinë.

Mikpritësit i shpreha konsideratën e lartë per gjithçka që ai bën për të ngritur në nivele më të larta frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Parlamenteve tona duke çmuar traditën shekullore të këtij vendi të madh e plot histori. Po ashtu i transmetova konsideratën e Kuvendit të Shqipërie per çfarë Anglia ka bërë për Shqiperinë e Kosoven gjatë ketyre dekadave dhe emigracionin shqiptar në Angli i cili po integrohet me hapa të shpejtë në të gjitha aspektet e jetes angleze si një urë miqesie e bashkëpunimi. Një komunitet ky që meriton respekt dhe mbeshtetje i cili me punen e tij i sfidon retorikat dhe nevojat e çastit të politikes së dites.
Interesimit të tij për zhvillimet politike në Shqiperia ju pergjigja duke i shpjeguar shqetësimet e Opozites dhe të shoqërisë shqiptare per arrestimin e Liderit të Opozites pa akuzë, pa prova dhe pa hetim në kundershtim me Kushtetuten e vendit duke i dhënë kesaj ngjarje konotacion të theksuar politik.

Po ashtu duke i shpjeguar rolin që Sali Berisha ka patur e ka në historinë e ketyre 34 viteve në Shqiperi dhe sot si Lider i konfirmuar i Opozites shpreha mendimin qe vendimi i shpalljes së tij “non grata” nuk është shoqeruar me informacion e transparencë në raport me shoqerinë shqiptare e cila meriton të verteta nesa ka të tilla per simbolikat që Berisha mbart. Në këtë kontekst shumë interpretime dhe zhurma ka shkaktuar ky vendim dhe z Berisha i ka dhënë të drejten e kontestimit nepermjet një procesi ligjor po në Angli.

Në një vend demokratik kur pjese të medha të shoqerise besojnë se Lideri i Opozites mbahet i ndaluar politikisht kjo krijon dyshime mbi vete sistemin e drejtesise , thelbin e natyren e demokracisë!

I kerkova zotit Vikerc një prani më të shtuar të parlamentarve anglez gjatë vitit elektoral në Tiranë. Ndikim më të madh mbi qeverinë shqiptare per të arritur një reforme zgjedhore konsensuale si parakusht per zgjedhje të lira e të ndershme!

Në këtë kontekst viziten e sekretarit Camerun e shohim si një akt domëthënes per forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat