Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasit G. B., 52 vjeç, dhe R. B., 27 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin A. V.
Si dhe kanë dëmtuar disa pajisje elektrike dhe linjën e furnizimit me energji elektrike të biznesit të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.