E zë porta e shtëpisë poshtë, humb jetën e moshuara

Shqipëria

E zë porta e shtëpisë poshtë, humb jetën e moshuara

Më: 22 maj 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali mesditën e kësaj të mërkure.

Një grua e moshuar 73-vjeç, ka humbur jetën pasi e ka zënë porta e shtëpisë së saj poshtë.

Ngjarja ka ndodhur në komunitetin lokal Nissi në Varda Ilia, ku e mohuara ka dalë në oborr dhe teksa ka tentuar të hapë portën e madhe kjo e fundit ka rënë duke e zënë poshtë dhe si pasojë e moshuara ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase 73-vjeçarja është gjetur e pajetë nga vëllai i saj i cili kishte shkuar për ta vizituar.

Trupi i saj është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Patrës për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat