Pamjet/ U plagos në këmbë, momenti kur autori zbraz armën ndaj kushëririt në Durrës

Shqipëria

Pamjet/ U plagos në këmbë, momenti kur autori zbraz armën ndaj kushëririt në Durrës

Më: 22 maj 2024 Në ora: 20:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 24-vjeçar u qëllua mbrëmjen e së martës me armë zjarri në këmbë në zonën e Shënavlashit në qytetin e Durrësit.

Pas ngjarjes, i riu u paraqit në spital për ndihmë mjekësore.

Kur kanë kaluar  rreth 24 orë nga ngjarja, ABC News ka siguruar pamje nga momenti i plagosjes së të riut.

Ai dyshohet se është qëlluar me armë nga kushëriri i tij.

Në pamje shfaqet autori, i cili afrohet dhe qëllon pa asnjë drojë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në gjymtyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat