Begaj pret të enjten homologen sllovene, nga pritja me ceremoni zyrtare te takimi ‘kokë më kokë’, zbardhet agjenda

Shqipëria

Begaj pret të enjten homologen sllovene, nga pritja me ceremoni zyrtare te takimi ‘kokë më kokë’, zbardhet agjenda

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:41
Bajram Begaj, Natasha Pirc Musar

Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të presë të enjten me datë 23 maj 2024, Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti i Republikës Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat