Çfarë po “gatuhet”? Diplomatja ngre dyshimet për takimin e Ramës me Cameron: Është i pazakontë!

Shqipëria

Çfarë po “gatuhet”? Diplomatja ngre dyshimet për takimin e Ramës me Cameron: Është i pazakontë!

Më: 22 maj 2024 Në ora: 21:58
Pamje nga takimi

Diplomatja, Ilda Zhulali e ftuar në një program televiziv u shpreh se protokolli që ishte rezervuar për vizitën e Cameron në Shqipëri nga kryeministri Rama është i pazakontë.

Zhulali: Cameron ka qenë kryeministër i Anglisë por sot është ministër i jashtëm.

Ju e shikoni se që nga protokolli që ka rezervuar kryeministri i Shqipërisë për minsitrin e Jashtëm është i pazakontë sepse i ka vendosur banderolën tek Universiteti, ka mbushur gjithë qytetin me flamuj.

Përgjithësisht për ministrat e Jashtëm nuk ka këtë protokoll.

Ky protokoll rezervohet për nivel presidentësh ose kryeministrash.

Pra për nivelet më të larta.

Që këtu ka dicka që Rama e ka të domosdoshme dhe të nevojshme që të tërheqë vëmendjen sa më të madhe të publikut shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat