Dalin pamjet e kokainës me destinacion Shqipërinë! Vlera e lëndës narkotike i kalonte 5 milionë euro

Shqipëria

Dalin pamjet e kokainës me destinacion Shqipërinë! Vlera e lëndës narkotike i kalonte 5 milionë euro

Më: 23 maj 2024 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

olicia greke ka publikuar pamjet e 320 kilogramëve kokaine të sekuestruar në portin e Pireut që vinte me kontejner të mbushur me karkaleca nga Amerika e Latine dhe destinacion kishte Shqipërinë.

Siç shihet nga pamjet mbi kokainë ishte stampuar një kafkë, me mjekër, ndërsa në një tjetër logoja e “Spartës”.

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Aleksandër Mërkuri 45 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjeç dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç.

Sipas policisë, vlera e lëndës narkotike i kalonte shifrat e 5 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat