Sot Kurban Bajrami, kryetarja e Kuvendit uron besimtarët: Sakrificën në emër të besimit

Shqipëria

Sot Kurban Bajrami, kryetarja e Kuvendit uron besimtarët: Sakrificën në emër të besimit

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 11:01
Lindita Nikolla

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Nikolla shprehet ndër të tjera që sakrificën në emër të besimit, duhet ta bëjmë pjesë të jetës sonë të përditshme.

“Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë e ndajnë me ta harenë e kësaj dite të bukur.

Kjo ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njëri-tjetrin, sakrificën në emër të besimit ta bëjmë pjesë të jetës, përkushtimin ndaj Zotit ta tregojmë edhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë!”, uron kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat