Po transportonin me furgon sende të vjedhura nga një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Shqipëria

Po transportonin me furgon sende të vjedhura nga një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët pasi kishin kryer një grabitje në një banesë, sendet po i transportotnin me furgon.

Sipas bluve të Durrësit rezultoi se këta 2 shtetas kishin vjedhur sende të ndryshme edhe në një magazinë, në Shkozet, më datë 19.05.2024.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasin M. M., 65 vjeç, banues në Durrës.

Materialet u referuan në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat