Kanosin njëri-tjetrin me armë zjarri, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Vaun e Dejës

Shqipëria

Kanosin njëri-tjetrin me armë zjarri, parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Vaun e Dejës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:58
Policia

Policia në Vaun e Dejës ka finalizuar operacionin e koduar “Equal”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

“Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas të cilët gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.     Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Equal”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas të cilët gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat,  dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat