53-vjeçari humbi jetën teksa punonte në pallatin në ndërtim, në pranga drejtuesi teknik

Shqipëria

53-vjeçari humbi jetën teksa punonte në pallatin në ndërtim, në pranga drejtuesi teknik

Më: 28 maj 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar njërin dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një tjetër drejtues teknik të dy kompanive lidhur me aksidentin me vdekje në punë të një 53-vjeçari një ditë më parë në zonën e Astirit.

“Në pranga u vu shtetasi G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive.

Kjo pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç”, bëri me dije policia.

Adrian Fejzullahi, 53 vjeç kishte nisur punën herët mëngjesin e hënës në një pallat në ndërtim në rrugën “Aleksandër Moisiu, kur është rrëzuar nga kati i tetë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat