Dashamir Shehi shpërthen kundër opozitës: Korrupsionin duhet ta luftojnë të gjithë

Shqipëria

Dashamir Shehi shpërthen kundër opozitës: Korrupsionin duhet ta luftojnë të gjithë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 14:15
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ishte i ftuar në një program televiziv, ku foli për projektrezolutën e PS për luftën ndaj antikorrupsionit.

Gjatë intervistës Shehi tha se opozita nuk ka ofruar alternativë apo lidership, ndërsa për korrupsionin tha se duhet ta luftojnë të gjithë.

“Rezoluta mu duk një fletërrufe kundër korrupsionit.Ne nuk e votuam. Kjo qeveri ka 12 vite që është në pushtet, u kujtua tani. Korrupsionin mund ta bëjë dhe vetë. Kam dyshimin që nuk do ishte punë e mirë, kështu që më mirë që nuk u votua nga opozita. Na bien një letër dhe thonë ‘votojeni ju dhe do luftohet korrupsioni”.

Opozita bëri rolin e vetë i tha qeverisë që ‘të korruptuarit jeni dhe s’ka nevojë për letra’. Opozita mund të mos ketë ofruar alternativë, lidership, këto janë defekte të opozitës, por luftë ndaj korrupsionit ka bërë.”, tha ai.

Sakaq ai thekoi se është përfaqësues i LZHK-së dhe jo i ‘rrugës së Shpresës’ që lidhet me protestat poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Unë përfaqësoj LZHK-në dhe jo ‘Rrugën e Shpresës’. Kjo qeveri çfarë kishte për të korruptuar e ka bërë. Jo se qeveria e mëparshme s’kishte gjëra të tilla. Sjell një letër dhe thotë ‘sot fillon lufta ndaj korrupsionit’. Të korruptuarit nuk i ka zbuluar qeveria, por drejtësia. Qeveria ka linjën e vetë, drejtësia duhet lënë e qetë. Çfarë do bëjë ky komisionin  dhe pse duhet komision  mbi komision? S’kemi nevojë për këto letra, vetëm nëse brenda saj ka ide djallëzore.

Parlamenti është më vete nuk bëhet lëmsh kjo. Ky sistem i drejtësisë duhet të jetë i pavarur. “, përfundoi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat