Londra mbështetje Shqipërisë për reformën në drejtësi, ja detajet nga programi i ri i financuar nga qeveria britanike

Shqipëria

Londra mbështetje Shqipërisë për reformën në drejtësi, ja detajet nga programi i ri i financuar nga qeveria britanike

Më: 29 maj 2024 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi dje një takim produktiv me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, LJ Dingermans.

Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Britania e Madhe, mbështetje Shqipërisë për reformën në drejtësi. Bëhet fjalë një programi i ri i financuar nga qeveria britanike, i cili do të shërbejë për trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë në të avancuarin me çështjet që lidhen me hetimin e më pas gjykimin për pastrimin e parave, gjetjen dhe sekuestrimin e pronave të atyre shqiptarëve të përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm.

Sikurse pala britanike do të ndihmojë Drejtorinë e Policisë Kriminale me bazë logjistike dhe ekspertizë në lutën me krimin e organizuar dhe intensifikimin e hetimeve të atyre që organizojnë nga Shqipëria dërgimin e emigrantëve drejt El-Dorados shqiptare Anglisë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit Shqipëri Britani e Madhe është edhe SPAK. Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, SPAK pritet të marrë nga National Crime Agency  “Agjencia Kombëtare britanike kundra Krimit” listën e të gjithë të hetuarve nga kjo agjenci më pas të dënuar, me synimin e hetimeve në Shqipëri për të evidentuar pasuritë me qëllim konfiskimi me prejardhje kriminale. Emrat e parë “VIP” të rrezikuar në skanerin e Britanisë janë Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” dhe Ilir Meta, i cili dyshohet se ka fshehur dhe ka pastruar para në Londër. Ish-presidenti është nën hetim nga SPAK dhe mësohet se prokurorët po bashkëpunojnë me autoritetet britanike për të thelluar më tej hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat