“Për të vrarët nga komunizmi që janë pa varre”, Alizoti kërkoi një minutë heshtje, Balla: Tallja më e madhe që u bëhet viktimave!

Shqipëria

“Për të vrarët nga komunizmi që janë pa varre”, Alizoti kërkoi një minutë heshtje, Balla: Tallja më e madhe që u bëhet viktimave!

Më: 30 maj 2024 Në ora: 13:27

Në Kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e Komunizmit.

Në fund të fjalës së tij deputeti Tomorr Alizoti kërkoi një minutë heshtje për viktimat e komunizmit të cilët ende nuk dihet se ku janë trupat dhe janë pa varre.

Ministri taulant Balla tha se një gjë e tillë është e tallje me viktimat, pasi një gjë e tillë duhet të ndodhë ndërkohë që salla duhet të ishte plot me deputetë.

Pjesë nga diskutimi:

Alizoti: Një minutë heshtje për ata që janë pa varre sepse i vrau komunizmi

Balla: Kuvendi ka një Rregullore të miratuar me konsensus të plotë.

Kërketa për minutë heshtjeje është komenti më solemn i kësaj salle.

Ta nisësh fjalën me ankesën se nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh me mungesën e seriozitetin e në fund të kërkosh një minutë heshtjeje është tallja më e madhe që mund t’i bësh atyre për të cilët kjo sallë duhet të ketë plot me 140 vetë të çuar të gjithë në këmbë në himnin e flamurit e duhet të mbajnë minutin e heshtjes që duhet të jetë 60 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat