Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes në banesën e tij 60-vjeçari nga Fieri

Shqipëria

Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes në banesën e tij 60-vjeçari nga Fieri

Më: 30 maj 2024 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën pasi e ka zënë korrenti në shtëpinë e tij. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Banaj, ndërsa raportohet se personi ka shkuar në spital pa shenja jete.

Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat