Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore, çfarë kërkojnë

Shqipëria

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Avokatët në Durrës bojkotojnë seancat gjyqësore, çfarë kërkojnë

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Nga dita e sotme, në gjykatën e Durrësit do të zhvillohen vetëm seancat për dhënien e masave të sigurisë. Të gjitha seancat e tjera për çështje civile apo penale shtyhen për një afat tjetër, për shkak të bojkotit një javor, të vendosur nga Dhoma e Avokatisë Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se lënia e avokatëve jashtë dyerve të gjykatës, deri në nisje të seancave ka nxitur reagimin e këtyre të fundit.

Ajo që e bën më absurde situatën, është se vendimi i Gjykatës së shkallës së parë Durrës u është komunikuar verbalisht avokatëve dhe jo përmes një shkrese zyrtare.

Rreth 500 seanca gjyqësore të parashikuara për t’u zhvilluar në gjykatë, rrezikojnë të dështojnë, pasi avokatët shprehen në unison me vendimin e marrë nga Dhoma, sepse ndihen të diskriminuar dhe nëpërkëmbur.

Krahas kësaj problematike, avokatët evidentojnë një tjetër shqetësim, që ka të bëjë me mbajtjen e seancave gjyqësore me dyer të mbyllura.

Nisur nga rasti i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në Tiranë, ditë më parë, avokatët deklarojnë se ky trajtim i tyre nga institucionet shtetërore i hap rrugën veprimeve të tjera të ngjashme. Nëse gjatë këtyre ditëve, Gjykata nuk do të ndryshojë qëndrim, Dhoma e Avokatëve Durrës paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat