45 persona të arrestuar ose të proceduar në orët e fundit, Balla: Përgëzime Policisë për operacionet në mbarë vendin

Shqipëria

45 persona të arrestuar ose të proceduar në orët e fundit, Balla: Përgëzime Policisë për operacionet në mbarë vendin

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 16:09
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionet e saj në ditët e fundit në mbarë vendin.

Balla shprehet se në orët e fundit, policia ka arrestuar ose ka proceduar në total 45 persona.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Përgëzime Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Policisë së Shtetit në Himarë, Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Dibër, si dhe Policisë Kufitare  në Vlorë, Kakavije e Rinas, për goditjet e fundit, duke arrestuar/proceduar 45 shtetas për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat