Mbahet mbledhja e komisionit antikorrupsion, opozita e bojkoton sërish

Shqipëria

Mbahet mbledhja e komisionit antikorrupsion, opozita e bojkoton sërish

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 11:23
Opozita vijon të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisionit të posaçëm antikorrupsion.

Komisioni antikorrupsion ka zhvilluar të premten mbledhjen e radhës. Opozita vijon të mos marrë pjesë në mbledhjet e komisionit të posaçëm antikorrupsion.

Kryetari Fatmir Xhafaj sërish iu ka bërë thirrje për të reflektuar dhe për t’u bashkuar në tryezën e diskutimeve.

"Përfaqësues të shoqërisë civile kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë, por ky komision është mbështetur në disa rregulla, ndaj ne vihemi në dijeni me kërkesat e tyre për të marrë një vendimmarrje.

Është një fazë përgatitore për të arritur atë që ne dëshirojmë, një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës”, tha Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat