Pasuritë e fshehura të çiftit Meta-Kryemadhi; të hetohet edhe çifti Gentian e Gentiana Sula

Shqipëria

Pasuritë e fshehura të çiftit Meta-Kryemadhi; të hetohet edhe çifti Gentian e Gentiana Sula

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 14:18
Gentiana dhe Gentian Sula; Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

SPAK është në fazën e fundit të hetimit pasuror për çiftin Meta-Kryemadhi, në dosjen e të cilëve, janë dhe Fatime e Drini Kryemadhi, Muharrem Berisha, çifti Kallaku- Myrtezaj, Elona Guri etj.

Por në dosjen e SPAK, nuk është përfshirë në hetim çifti i bashkëshorteve Gentjan e Gentiana Sula, përfitues të afro 170 milionë Euro tenderë, e 60 hektarë troje, toka e plazhe.

Gentjan Sula i kompanisë “AgiKons”, “S&D Invest” e 7 kompanive të tjera, është oligarku i ndërtimit të 4 komplekseve “Kodra e Diellit” në Tiranë; ndërtues kullash e resortesh në bregdet, spitalesh, shkollash, ujësjellësish, rrugësh dhe i lagjeve të ri-ndërtuara pas tërmetit.

Ndërsa bashkëpronarja e bashkëshortja Gentiana Sula, (Mara), prej 8 vitesh është Kryetare e Autoritetit të Dosjeve të Spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit; detyrë të cilën e ka shfrytëzuar për bizneset e saj, duke mos hapur dosjet personale e familjarëve të shefave të pushtetit, që kanë në dorë tenderët, trojet, tokat dhe lejet e ndërtimit të pallateve, kullave e resorteve.

Vetë Ilir Meta, Monika e Fatime Kryemadhi, kanë pranuar se kanë qenë ortakë me çiftin ndërtues Gentian e Gentiana Sula, në pallatin te ish-Dogana e Tiranës, ku kanë marrë 13 hyrje e 4 dyqane, regjistruar me emrin e shitëses së qepëve, Fatime Kryemadhi.

Këta, kanë deklaruar se 1800 m2 tokë të vilës në Lalz, ua ka dhënë çifti Gentian e Gentiana Sula, në këmbim me 1 apartament te pallati në Tiranë; por është zbuluar, se tokën në Lalz, ia ka dhuruar Ilir Meta kur ishte kryeministër dhe i ka shtuar 32 mijë m2, kur ishte në pushtet me PD

Dokumentet e kadastrës, vërtetojnë se ndërtuesit Gentian e Gentiana Sula, maskojnë pasuritë ilegale të çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët nëpërmjet firmave “AgiKons” e “S&D Invest”, kanë investuar miliona Euro, që kanë vjedhur me tenderë, trafiqe, kontrabandë,  punësime me lekë dhe privatizime të pasurive shtetërore në vitet 1998-2003 e 2009-2017 kur ishin në pushtet.

Është detyrim ligjor i SPAK, që çifti ndërtues Gentian e Gentiana Sula, të jenë në dosjen hetimore të Ilir Metës; sepse sipas Kadastrës, jo vetëm i kanë dhënë disa apartamente, por kanë në bashkëpronësi 3 toka me sipërfaqe totale 6230 m2 përballë TEG, të cilat i janë vjedhur shtetit.

Sipas hetimit të BKH-së; te kompleksi i banimit “Kodra e Diellit 1”, filluar e vazhduar ndërtimi nga Gentian e Gentiana Sula, mbi tokë shteti kur Ilir Meta ishte në pushtet; në emrat e Monika, Fatime e Drini Kryemadhit, figurojnë 7 apartamente e 3 lokale me sipërfaqe nga 110-215 m2; një prej të cilëve është suita, ku deri para 1 muaji jetonin bashkë Ilir Meta e Monika Kryemadhi.

Por emri i Ilir Metës, ka dalë në dosjen e muajit janar 2022 të Prokurorisë-Kosovë, me person nën hetim e kërkim ndërtuesin Gentian Sula, për skandalin e resortit “Stella” në Brezovicë.

Në këtë resort turistik me 21 vila druri, dy hotele, bar-kafe, restorante, kazino e mjedise argëtimi, 70% të investimit e ka bërë Gentian Sula, por 3 nga vilat posedohen nga Baton Haxhiu, 2 prej të cilave ka dyshime se janë të Ilir Metës.

Nuk është çudi, mbasi SPAK ka konstatuar se çifti Meta-Kryemadhi, nëpërmjet çiftit Gentian e Gentiana Sula dhe nëpërmjet Baton Haxhiut, ka fshehur vila e troje të tjera, në Kosovë, Mali i Zi, Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Shëngjin e Velipojë.

Prandaj nuk është rastësi, që Baton Haxhiu, megjithëse prej 27 vitesh është spiun i UDB e Shërbimit Sekret Serb “BIA”, iu dha shtetësia shqiptare me certifikatë sigurie false; ndërsa Gentiana Sula, prej vitit 1999 kur Ilir Meta ishte kryeministër e deri më 2016-ën ka qenë në detyra shtetërore, ndërsa prej 8 vitesh është shefe e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat